MENU
klinika

Probleme shfaq kilometri 9 dhe 12

Dardha përfshihet përsëri nga reshjet e borës

09.12.2020 - 09:50

Rikthehen reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës ndërsa mësohet se reshjet e borës kane nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Sipas të dhënave të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.

Ndërkohë në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve.

Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve te mjeteve, te shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autoriteti Rrugor Shqiptar

Njoftimi i ARRSH: Ja akset problematike