MENU
klinika

"Kisha ethe, dhimbje koke e të gjitha kockat më dhembnin"

Dëshmi të vullnetarëve që bënë vaksinën e Pfizer dhe Moderna

16.12.2020 - 17:16

Jocelyn Edwards nuk ishte e sigurt që mori vaksinën eksperimentale të Covid-19 ngaModerna Inc apo thjesht një placebo, kur ajo mori të dy dozat e vaksinës në gusht. Disa orë pas dozës së dytë, ajo tha se ishte e sigurt se kishte marrë vaksinën.

“Unë u zgjova rreth mesnatës duke ngrirë.Për 24 orët e ardhshme kisha ethe, dhimbje në qafë, dhimbje koke, e të gjitha kockat më dhembnin,”tha infermierja 68-vjeçare në pension.

Ajo kishte temperaturë dhe djersë gjatë gjithë kohës. Por pas këtyre u zgjua në mëngjes e qetë. Edwards, si 30,000 vullnetarët e tjerë që morën pjesë në provat klinike të Fazës 3 për vaksinën e Moderna-s, nuk e morëb vesh kurrë nëse kishin marrë vërtet vaksinën. “Është më mirë të ndjehesh ke 36 orë sesa të marrësh Covid-19”, tha ajo.

Ndërsa vaksina e parë nga Pfizer, shpërndahet këtë javë dhe tjetra nga Moderna duket e gatshme të fillojë përdorimin tek njerëzit së shpejti, disa janë shprehur të shqetësuar se nuk do të vaksinohen. Një shqetësim ka qenë efektet anësore të mundshme. Ndërsa të dhënat tregojnë se disa vullnetarë të provave për vaksinat Moderna dhe Pfizer përjetuan efekte anësore, madje edhe ata që patën reagime të ashpra rekomandojnë vaksinën.

Një panel këshillimor për Administratën e Ushqimit dhe Barnave është vendosur të shqyrtojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës eksperimentale të Moderna të Enjten. Kompania lëshoi ​​të dhëna të martën që treguan se efikasiteti i saj është 94.1%, në parandalimin e Covid-19 me simptoma të caktuara. Të dhënat tregojnë gjithashtu se pas dy dozave, vullnetarët në provë të moshës 18 deri 64 vjeç, të cilët morën vaksinën, përjetuan efekte anësore. Rreth 17% kishin temperaturë dhe 48% kishin dhimbje koke dhe ethe.

Vaksina e Pfizer, e cila përdor teknologji të ngjashme me Moderna, tregoi efekte anësore të ngjashme, sipas të dhënave të treguar javën e kaluar.

Në të dy provat për vaksinat e Pfizer dhe Moderna, shumica e efekteve anësore u raportuan si të lehta ose të moderuara dhe ndodhën me një normë më të ulët te vullnetarët e moshuar.

“Është një shenjë vërtet e mirë që ekziston një sinjal nga trupi juaj se ka diçka ndryshe brenda jush. Vaksina funksionon si një rregullator në imunitet që e ndihmon të krijojë antitrupa “, tha Paul Duprex, drejtor i Qendrës për Kërkimin e Vaksinave në universitetin e Pittsburgh.

Brad Hoylman, një senator 55-vjeçar nga Nju Jorku kaloi një mbremje me temperaturë të lartëdhe kishte kishte dhimbje të forta trupi dhe dhimbje koke. Në mëngjesin tjetër simptomat ishin zhdukur, megjithëse ai ndihej i lodhur për disa ditë.

“Padyshim që ia vlen të vaksinohesh se sa të vdesësh nga Covid,” tha Hoylman. Për të arritur imunitetin e tufës për Covid-19, autoritetet e shëndetit publik vlerësojnë se 60% deri 70%, por ndoshta edhe 50%, e një popullate të caktuar do të kishin nevojë për antitrupa për tu mbrojtur nga infeksioni.

Amy Warren, një praktikuese infermiere 48-vjeçare në Kansas City, kishte ethe dhe dhimbje të forta të kyçeve dhe muskujve menjëherë mori dozën e saj të dytë të vaksinës Moderna gjatë verës si pjesë e provës së saj të Fazës 2. Pavarësisht se ishte ndjer keq Warren më pas bëri teste që treguan antitrupa për Covid-19, duke treguar që ajo kishte bërë vaksinën eksperimentale.

“Ne jemi shumë të sigurt kur dikush ka atë lloj reagimi, ata kanë marrë vaksinën,” tha mjeku i saj, Jed Ervin, drejtor mjekësor në Qendrën për Kërkime Farmaceutike në Kansas City, i cili po teston tetë vaksina Covid-19.
Pavarësisht mundësisë së efekteve anësore të ashpra, Warren ende rekomandon që të gjithë të vaksinohen.
“Merrni të vaksinën, sepse kjo mund të shpëtojë jetën tuaj dhe jetën e familjes suaj,”tha ajo.