MENU
klinika

"Mund të vijë tek ne, derën e ka të hapur"

Dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm, Gent Cakajt i vjen direkt ftesa nga vendlindja

29.12.2020 - 19:19

sh-ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Pas dorëheqjes, në Kosovë u ngritën pikëpyetjet se ai mund t’i bashkohet listës zgjedhore së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

“Të them të drejtën janë të mirëseardhur dhe të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë derën e hapur në PDK. Mendoj që edhe përgjigja e tij ishte konkrete. Është i mirëseardhur çdo qytetar, por mbetet që Cakaj ta mendojë vetë se a dëshiron që t’i bashkohet politikës apo të fokusohet tek familja e vet, apo plane të tjera. Ne nuk kemi ndonjë informacion konkret. Nuk ka konfirmim konkret. Po flas në kuptimin zyrtar të PDK-së”, ka thënë ai për mediat kosovare.

Hoxha foli edhe për deklaratat e mirëseardhjes për Cakajn, nga persona të strukturave të PDK-së. Sipas tij, PDK-ja do të jetë fituesja e zgjedhjeve që pritet të mbahen së shpejti në vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN