MENU
klinika

Formula 1

Dorëhiqet kreu i Ferrarit, Vettel ka garën e fundit

11.12.2020 - 14:02

Louis Camilleri, administratori i deleguar i Ferrarit, dha dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë. Një vendim i papritur i kreut të “kokëkuqes”, që ka befasuar të gjithë, që vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese që makina italiane ka arritur këtë sezon.

Për momentin, këtë detyrë do ta ushtrojë John Elkann, deri në momentin që do të emërohet një drejtues i ri. Gara e Çmimit të Madh të Abu Dhabi është e fundit për pilotin gjerman Sebastian Vettel me Ferrarin.

4 herë kampioni i botës do të largohet nga “kokëkuqja” pa fituar dot titullin kampion edhe pse ardhja e tij te makina italiane pritej të kishte një fund tjetër. Vettel nuk ndihet i penduar dhe sheh për të ardhmen. Në garën e fundit ai do të ketë një kaskë speciale dhuratë nga Ferrari.

Një kaskë të veçantë do të ketë edhe Mick Schumacher, me numrin 50. Djali i legjendës Michael Schumacher është risia para garës së Abu Dhabi, teksa zbriti në pistë në provat zyrtare me makinën Haas, me të cilën ka firmosur në Formula 1 për sezonin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Schumacher, gati për eksperiencën e re

Mick triumfon në F2, kalon si kampion në Formula 1