MENU
klinika

Formula 1

Del negativ, Hamilton do të garojë në Abu Dhabi

10.12.2020 - 19:01

Pasi ka qëndruar 10 ditë në karantinë në Bahrein për shkak se doli pozitiv me Covid-19, Lewis Hamilton do të garojë në Abu Dhabi sepse në testin më të fundit ai ka dalë negativ.

Tampioni i bëri dje ka dalë negativ dhe duke përfituar nga afërsia e Bahrein me Emiratet e Bashkuara Arabe, piloti i Mercedes kërkon të zbresë në pistë për garën e fundit, që zhvillohet të dielën.

Nëse Hamilton rezulton edhe të shtunën negativ, atëherë atij i hapet rruga për pole position dhe të dielën në garë. Hamilton është shpallur kampion që para dy garave, edhe Mercedes gjithashtu për konstruktorë, por egoja e tij për të garuar dhe fituar nuk ndalet.

George Rusell që e zëvendësoi në garën e fundit në Bahrein do të rikthehet te skuderia e tij Williams. Një aventurë e shkurtër e britanikut që la gjurmë. Të premten do të zbresë zyrtarisht në provat e lira Mick Schumacher me makinën Hass.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Schumacher, gati për eksperiencën e re

Mick triumfon në F2, kalon si kampion në Formula 1