MENU
klinika

Britania përgatitet për vaksinimin

Dozat e para do administrohen të Martën, sipas grupeve të prioritetit

06.12.2020 - 15:29

Britania po përgatitet të bëhet vendi i parë që shpërndan vaksinën e Pfizer dhe BioNtech për Covid-19 këtë javë, duke e disponuar injeksionin fillimisht në spitale, përpara se ta dorëzojë stokun tek klinikat e doktorëve, sipas një deklarate të Qeverisë. Dozat e para pritet të administrohen ditën e Martë, me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit që i ka dhënë prioritet vaksinimit të moshës së tretë, punëtorëve të shëndetësisë dhe infermierëve.

Britania i dha miratim emergjencë vaksinës javën e kaluar, duke dalë në vend të parë tek gara botërore e programit të vaksinimit në masë. Në total, Britania ka porositur 40 milionë doza, që janë mjaftueshëm për 20 milionë njerëz, në një vend me një popullsi prej 67 milionë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se dozat fillestare kanë mbërritur nga Belgjika dhe po magazinohen në venddodhje të sigurta në të gjithë vendin, ku do të kontrollohen për cilësinë.

Vaksina e Pfizer duhet të ruhet në -70 gradë celcius dhe duron vetëm 5 ditë në temperature të zakonshme frigoriferi. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vaksina do të administrohet fillimisht në 50 spitale dhe do të kërkojë disa orë që injeksioni të shkrijë dhe përdoret. Qeveria deklaroi se në vend të klinikave individuale, grupe të doktorëve lokalë do të operojnë mbi 1,000 qendra të vaksinimit në të gjithë vendin.

Ndërkohë që ka skepticizëm mbi vaksinën, Times dhe Mail on Sunday, raportuan se Mbretëresha Elizabeta, 94-vjeç dhe burri i saj Princi Philip, 99, do ta bëjnë të ditur kur të marrin injeksionin. Mbështetja publike e mbretëreshës për vaksinën do të jepte një mesazh të fortë, duke hedhur poshtë keqinformimet që qarkullojnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN