MENU
klinika

Nga performanca e parë në Kosovë tek selfiet me Gigin

Dua ndan momentet më të veçanta me fansat!

25.12.2020 - 11:56

E dimë të gjithë tashmë që Hadidët s’mund të gjenin nuse më të mirë se Dua jonë dhe vetë ata e kanë kuptuar këtë gjë.

Nga Mohamed te Yolanda e sigurisht Gigi e Bella, të gjithë kanë treguar se këngëtarja me origjinë shqiptare ua ka vjedhur zemrën.

Nuk mungojnë postimet e shpeshta në rrjetet sociale së bashku, duke u kthyer në model për marrëdhënien që kanë ndërtuar.

Megjithatë, duket se Dua është pak fare më e lidhur me Gigin, me të cilën ka patur miqësi para lidhjes me Anwar.

Pa i shpëtuar trendit të këtyre ditëve, “Show me a picture of”, Dua iu është përgjigjur fansave të cilët i kanë kërkuar një foto me modelen, duke publikuar këtë super selfie.

Sakaq, ajo na ka ëmbëlsuar edhe me një foto plot dashuri me Anwar:

Nuk kanë kaluar shumë vite nga koncerti i parë i këngëtare, por sukseset e saj kanë krijuar idenë se ka një jetë në muzikë.

Për të gjithë nostalgjikët, kjo është fotoja e koncertit të saj të parë në Londër.

E sigurisht siç ka treguar artistja me famë botërore, nuk do ishte këtu ku është pa mbështetjen e vendit të saj.

Fansat i kanë kërkuar një foto të sajën në Kosovë dhe ajo ka zgjedhur foton e koncertit të parë, krah Dukagjinit, babait të saj.

Dhe qershia mbi tortë një foto e Duas bebe:

Ndryshe nga sa u raportua, Dua ka udhëtuar drejt SHBA dhe e ka kaluar mbrëmjen e djeshme me partnerin e saj, Anwar.