MENU
klinika

Kushtojini vëmendje

E dini çfarë do të thonë njollat e bardha në thonjtë tuaj?!

14.12.2020 - 10:02

Shumica e piklave të bardha apo njollave janë të shkaktuara nga flluskat e ajrit nën thonj.

Njollat e bardha, të cilat quhen leukonychia, mund të shfaqen në disa mostra. Zakonisht shfaqen për shkak të lëndimeve të vogla në bazën e thonjve. Njollat mund të shfaqen edhe në lytha dhe kërpudha (onihomikoza) apo në psoriazë dhe ekzemë të cilat mund të kenë ndikim edhe në thonj.

Ato mund të jenë njëra ndër disa prej shenjave të sëmundjes së sarkoidozës, e cila përfshin lëkurën, mushkëritë dhe organet e tjera. Kur thoi është i butë dhe ka njolla të imëta të bardha, ajo gjendje është e njohur si Thoi i Plummerit, gjë që mund të na tregojë për hipertireozën.

Sa më poshtë të gjendet linja në thua, sëmundja është më e re.

Shfaqja e linjës së bardhë horizontale mbi gjithë sipërfaqen e thoit mund të tregojë pengesën e zemrës, sëmundjen e Hodgkinit, malarien, madje edhe lebrën. Nëse i vëreni dy linja të bardha të holla horizontale në një apo më shumë thonj, do të thotë se është shenjë e hipoalbuminemisë, nivelit të ulur të albuminave në gjak.

Çrregullimi i asaj vije mund të shkaktojë disa gjendje shëndetësore kronike dhe akute, ndër të tjera janë edhe sëmundja e veshkave, cirroza e mëlçisë, probleme me zemrën dhe ushqimi jo i drejtë. Mirëpo, mos u brengosni, në shumicën e rasteve ato linja janë reaksione të inflamacioneve ndaj infeksionit apo lëndimit.