MENU
klinika

Atëherë kur nisi çdo gjë...

Fotoja e parë e Almedës dhe Tolgahan

25.12.2020 - 12:06

Dyshja e njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar të mediave jo vetëm shqiptare, por edhe atyre turke. Ata ndajnë shpesh foto krah njëri-tjetrit, por nuk mungojnë as dedikimet romantike, edhe pa patur ndonjë rast të veçantë. Almeda ka realizuar së fundmi sfidën e fundvitit “Show me a picture of” duke na zbuluar momente që s’i kishim parë më herët.

Kështu, ajo ka treguar foton e parë me Tolgahanin. Kjo foto është realizuar më 14 shkurt 2015, ditën e të dashuruarve. Almeda shihet teksa i dhuron një puthje aktorit turk e sigurisht shumë dashuri përçohet prej këtij momenti.

Ndërkohë, ajo ka zbuluar edhe bisedën me 39-vjeçarin kur ka zbuluar shtatzëninë e dytë. Siç ka treguar bukuroshja shqiptare, ai ndodhej jashtë Stambollit asokohe dhe është detyruar t’ia dërgojë ekon me foto teksa reagimi i Tolgës është më i bukuri.

Dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Të voglin e kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ai.

Ndërkohë më 25 nëntor ata treguan në rrjetet sociale se janë në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia. Dysha zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqeshin në kopshin e shtëpisë dhe mbanin me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN