24.12.2020 - 21:01
Në Gjermani është regjistruar rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit, i cili e ka origjinën nga Britania e Madhe.
E infektuar ka rezultuar një grua e cila kishte udhëtuar nga Londra drejt Gjermanisë, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe ministria e Shëndetësisë.
“Ky është rasti i parë i njohur në Gjermani”, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë e landit, Baden-Ëuerttemberg.
Gruaja kishte mbërritur në aeroportin e Frankfurtit në 20 dhjetor, ndërsa menjëherë sapo u doli pozitive gjatë testit në aeroport, u dërgua në vetizolim.