Një iniciativë me një gjest vlerësues për Marash Kumbullën. Gjatë ditës së sotme, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka bërë një vizitë në spitalin “Spallanzani” për të dërguar një mesazh afrimi dhe falënderimi për mjekët. Kumbulla gjatë një interviste në kanalet zyrtare të klubit kryeqytetas ka deklaruar:
“Për mua është e rëndësishme të jem këtu. T’u japim një dorë personave që janë duke bërë gjkithçka për të shpëtuar jetët. Kemi patur një vit të vëshrtirë, por ka persona që kanë punuar akoma më shumë sesa duhej të kishin marrë.
Punojnë 12-14 orë në ditë dhe jemi këtu për t’i dhënë një dorë, për t’i bërë një gjest bashkëpunëtorëve, mjekëve dhe infermierëve”, përfundoi Marash Kumbulla.
🏥 Marash Kumbulla ha fatto visita all’@INMISpallanzani per portare un messaggio di vicinanza e ringraziamento da parte dell’#ASRoma alle Unità Speciali di Continuità Assistenziale Regionale per l’importante opera di contrasto al Covid-19 👩⚕️👨⚕️
@SaluteLazio #RomaCares pic.twitter.com/0a6lpzJlue
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 23, 2020