MENU
klinika

Emri do bëhet publik pas disa ditësh!

Haki Rugova: Kandidat për kryeministër mund të jetë…

27.12.2020 - 11:15

LDK mblodhi Kryesinë, brenda pak ditësh pritet të bëhet publik emri i kandidatit për kryeministër.

Derën e partisë e hapën qysh në mëngjes. Kjo pasi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mblodhi Kryesinë.

Pritjet nga kjo mbledhje lidheshin me emrin e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Por, lideri i LDK-së, në fund nuk dha një emër. Mustafa shtoi se tani nuk mund të flas me emra.

Për të njëjtën çështje, foli edhe kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti. Edhe ai tha se brenda 2-3 ditësh do të dalin me emrin për kryeministër.

E kur u pyet për emrin e tij, Hoti tha se janë pyetje hipotetike. Mirëpo, Avdullah Hoti mbetet një nga mundësitë për këtë kandidim nga LDK-ja.

Kështu konfirmoi nënkryetari i kësaj partie Haki Rugova. Rugova tha se Hoti nesër do t’ua paraqes planin për shkuarjen në zgjedhje edhe kryetarëve të degëve.

Sipas Rugovës Edhe ish-ministri Lumir Abdixhiku, mund të jetë njëri ndër kandidatët potencial  për kryeministër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN