MENU
klinika

Në fshehtësi të plotë!

Martohet Hueyda El Saied

24.12.2020 - 11:31

Balerina e njohur Hueyda El Saied, nisi romancën e re me një burrë të quajtur Thierry, i cili para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6 vitesh.

Prej disa kohësh, ata kanë jetuar së bashku dhe vazhdimisht në postimet e saj në Instagram Hueyda ka treguar se është tepër e lumtur me jetën e saj të re.

Vogëlushi i saj, Gabrieli, shkon shumë mirë me partnerin e të ëmës dhe siç Hueyda ka treguar edhe më herët, pa e mësuar askush, ai ka nisur t’i thërrasë ‘baba’.

Gjithçka ka shkuar për bukuri në jetën e tyre, ndaj pavarësisht këti viti plot sfida, Hueyda dhe Thierry vendosën të kurorëzohen me martesë, ndërsa këtë lajm e kanë treguar për “Revistën Who”.

Me një ceremoni shumë të thjeshtë, ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, ndërsa Hueyda ka rrëfyer detajet e dasmës.

“Për vetë konteksin mondial aktual që po përjetojmë, ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.”- ka treguar balerina.

“Pavarësisht dëshirës sime na u desh të ndryshonim disa herë planet dhe datën e dasmës. Së pari kishim prenotuar sallën e një prej restoranteve tona të preferuara ku kishim ftuar maksimunin e lejuar të familjarëve dhe miqve tanë, por dy javë para ditës së martesës qeveria luksemburgeze vendosi të mbyllë restorantet dhe baret. Pas ketij lajmi vendosëm që të martoheshim vetëm me familjarët tanë e të organizonim një koktejl në shtëpinë tonë, por një javë më pas u sëmura me Covid-19, kështu që na u desh të ndryshonim datën dhe t’i thonim familjarëve tanë të mos vinin.”- ka shtuar ajo.