MENU
klinika

Luis Kerol - ëndërrimtari preciz

Imagjinata arma e vetme kundër realitetit

18.12.2020 - 16:25

       Pa e besuar as vetë, për t’i bërë qejfin një vajze 10-vjeçare, Luis Kerol (Lewis Carroll) botoi në vitin 1865, veprën me fjalë që vallëzonin dhe realitetin e bëri mishmash. Personaliteti i tij është një mister: ëndërrimtar i tmerrshëm, i lidhur me fenë, intelektual serioz, që kërkon miqësinë e fëmijëve, të cilëve u tregon histori…

Në pamje të parë i vetmuar, me një fëmijëri tejet puritane, ai shkoi për të studiuar në Oksford. Pikërisht atje takoi Alice Liddell, i pëlqen të jetë në shoqërinë e fëmijëve, të cilët rreket t’i angazhojë dhe t’i argëtojë gjatë shëtitjeve: “gjëja më e lehtë për të ishte të shpikte histori në tregim e sipër”./Konica.al

Luis Kerol, me emrin artistik Charles Lutwidge Dodgson, ishte matematikan, filozof, fotograf dhe shpikës i mirënjohur, të cilit, gjatë kohës së lirë i pëlqente të shkruante. Me  librin “Liza në botën e çudirave”, ai u shkëput nga letërsia klasike, didaktike dhe moraliste, për të eksploruar një univers ku ëndrrat, imagjinata dhe hareja, i dhanë jetë një vepre të paharruar. Romani i tij popullor, vazhdimi “Liza përtej pasqyrës”, madje edhe marrëzitë fantastiko-poetike si Xhabervuki, janë rezultat i mjeshtërisë dhe një stili letrar të pahasur kurrë më parë. Në gjysmërrugë midis Dadaizmit dhe Surrealizmit, Kerol ishte novatori që u hapi derën fantazive të tij, sa delirante, aq edhe sugjestive. Rrëfimi përhumbej në një atmosferë onirike, ku kënaqej duke luajtur me dimensionet, format dhe distancat, e ndihmuar kjo edhe nga njohuritë që kishte për matematikën dhe logjikën. Shkathtësia me të cilën ai luante me fjalët ishte po aq e jashtëzakonshme. Askush nuk kishte përdorur kaq shumë paradokse shkencore, apo një të shprehur me terma të rinj, të luante me sinonime, homonime dhe pseudonime.

Charles Lutwige Dodgson lindi më 1832 në Angli, në Daresbury në qarkun Cheshire. I treti nga njëmbëdhjetë vëllezërit dhe djali i pastorit anglikan Charles Dodgson, shfaqi menjëherë aftësinë e veçantë për lojërat dhe letrat. Kur ishet vetëm 12-vjeç themeloi të ashtuquajturën “revista kanunore”, ku përfshiheshin koleksione me poezi, tregime komike dhe histori të shkurtra për të zbavitur familjen e vet. Përveç të shkruarit (botoi gjithashtu edhe libra mbi matematikën krijuese), Luis Kerol ia kushtoi jetën edhe pasionit tjetër të madh: fotografisë. Ai bëri portrete të aktoreve, të tilla si Ellen Terry, poetit Alfred Tennyson dhe piktori pararafaelian Dante Gabriel Rossetti./Konica.al

Është e pamundur të flasësh për Luis Kerol, pa përmendur niktografin e tij: një lloj grile kartoni që e mbante nën jastëk, për të shkruar në errësirë ​​ato që i vinin në mendje ose për të shënuar fragmente ëndrrash. Niktografi i mundësonte të shkruante, pa pasur nevojë t’i mbante duart në të ftohtë. Për të realizuar shpikjen, së pari iu desh të krijonte një alfabet të përbërë nga kënde me pika dhe vija anësore. Në këtë mënyrë, gjithçka që vinte nga universi i ëndrrave mund të derdhej në librat e tij.

Një teknikë që u përmirësua më vonë, nga një tjetër ëndërrimtar i famshëm: Salvador Dali./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Librat më të mirë të të gjitha kohërave, të votuar nga 125 shkimtarët më të mirë

Pse Tolstoi është më i mirë se Shakespeare?