MENU
klinika

‘Ari’ i lëngshëm i vitit 2021"

Interpoli: Rrezik i lartë i vjedhjes së vaksinave

21.12.2020 - 12:12

BRUKSEL

“Vaksina anti-Covid tashmë është ‘ari’ i lëngshëm i vitit 2021 dhe mafia e organizatat e tjera kriminale janë tashmë të përgatitura ta vjedhin atë”.

Ky është alarmi i ngritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit. Juergen Stock, “Ne do të shohim sulme mbi dërgesat e dozave dhe vjedhje në depot me stoqe, korrupsioni do të jetë i shfrenuar në shumë vende për ta marrë më shpejt këtë pasuri të çmuar,” tha ai.

Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm.

Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

Ndërkohë që ekspertët e Bashkimit Evropian besojnë se vaksinat ekzistuese kundër Covid janë gjithashtu efektive për variantin e virusit të identifikuar në Britaninë e Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN