Dozat e para të vaksinës, nga 202 milionë që do të marrë në total, pritet të mbërrijnë në Itali në mes datave 23-26 janar 2021. Ato do të shpërndahen në 300 spitale (15-20 për çdo rajon). Në total, Italia ka një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh. Një vaksinë ka 2 doza, që do të thotë se nevoja e Italisë është për rreth 120 milionë doza vaksine.
Do të vaksinohen fillimisht mjekët dhe infermierët si dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që janë në vijën e parë të luftës me virusin Covid 19.
Pastaj do të vijojë me të moshuarit mbi 80 vjeç dhe në vijimësi me të moshuarit e tjerë në shkallë zbritëse të moshës për të mbërritur pastaj në pjesën tjetër të popullsisë aktive.
Plani italian për shpërndarjen e vaksinës
Një qendër e madhe për të ruajtur dozat e vaksinës dhe më pas nënqendra për shpërndarjen e tyre në çdo rajon, përtej 28 milionë doza në dispozicion deri në muajin mars, një hetim sierologjik për të vlerësuar cilësinë dhe kohëzgjatjen e vaksinës në popullatë, thuajse 6.5 milionë italianë që futen në kategorinë ‘prioritare’ për t’u vaksinuar, mundësia që edhe mjekët në pension të rikthehen në shërbim për të dhënë kontributin e tyre etj.
Këto janë disa nga detajet që ka bërë publike komisari i emergjencës Domenico Arcuri ndërsa prezantoi planin e vaksinimit në mbledhjen ku ishte thirrur nga ministri për çështjet rajonale.
Në tremujorin e parë të 2021 do të mbërrijnë në Itali më shumë se 28 milionë doza. Të parët që do të vaksinohen, sipas tabelave të ministrisë, janë 6.5 milionë italianë, nga të cilët 1.4 milionë punonjës të shëndetësisë dhe 4.4 milionë të moshuar mbi 80 vjeç.
3,4 milionë doza të vaksinës së Pfizer (që kërkojnë një zingjir frigoriferësh me ftohje ekstreme mes -20 deri -70 gradë) duhet të jenë të dispoznueshme deri në fund të muajit janar dhe do të dorëzohen nga vetë kompania prodhuese në 300 vendet e përcaktuara nga qeveria për shpërndarje. Për të realizuar këtë fazë të parë vaksinimi, duhen 20 mijë persona mes të cilëve mjekë, infermierë, asistentë sanitarë, personel administrative etj.
Qendra kryesore e depozitimit të vaksinave do të jetë aeroporti ushtarak “Pratica di Mare” një vend i mbrojtur ku do të kalojnë 202 milionë dozat e parashikuara. Po ashtu, edhe nënqendrat rajonale do të jenë gjithashtu në zona ushtarake. 131 milionë dozat e dyta pritet të ndahen 57 milionë mes prillit dhe majit dhe 74 milionë mes korrikut dhe shtatorit.