MENU
klinika

NBA cakton sfidat e Krishtlindjes

James rinovon, 48 basketbollistë dalin pozitivë

03.12.2020 - 12:27

LeBron James rinovon deri në vitin 2023 kontratën që e lidh me skuadrën e Los Angeles Lakers. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2021, por tashmë “king James” do të luajë me ekipin kalifornian deri në moshën 38-vjeçare.

James do të arkëtojë 39.2 milionë dollarë nga kontrata aktuale për sezonin 2020-2021. Ndërsa në dy sezonet e tjera në NBA, ai do të arkëtojë në total 85 milionë dollarë. Më konkretisht, LeBron do të arkëtojë 41.1 milionë dollarë në sezonin 2020-2021 dhe 44.5 milionë dollarë në sezonin 2022-2023. Sezonin e fundit, ai u shpall kampion i NBA-së me Lakers.

Sezoni i ri që nisi zyrtarisht më 1 dhjetor me fazën përgatitore ka ardhur me lajme jo të mira 48 basketbollistë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në datat 24-30 nëntor janë kryer në total 546 teste, pasi të gjithë lojtarët i janë nënshtruar tamponit dhe 48 prej tyre rezultuan pozitivë. Pra, 8.8% e lojtarëve janë karantinuar, një shifër e lartë që trondit jo pak organizatorët.

NBA ende nuk e ka përpiluar kalendarin e ndeshjeve që nisin më 22 dhjetor. Por sfidat e 25 dhjetorit, ditën e Krishtlindjes janë gati. Ajo është dita me shikueshmërinë më të madhe të NBA-së, ndaj dhe për atë ditë gjithnjë rezervohen ndeshjet më të bukura. Atë ditë, në fushë do të zbresin thuajse të gjithë yjet e NBA-së, pasi janë planifikuar Miami–New Orleans, Milwaukee–Golden State, Boston–Brooklyn, Lakers–Dallas dhe Denver–Clippers.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola