MENU
klinika

“Pa ty, ekzistenca ime do të ishte e kotë!”

Jonida Maliqi emocionon me dedikimin për të birin

26.12.2020 - 11:24

Jonida Maliqi është nga ato personazhe që janë treguar hermetikë për jetën e saj private, sidomos kur bie fjala te djali i saj, Dani.

Mirëpo, këtë Krishtlindje që përkon edhe me ditëlindjen e Danit, Jonida na ka treguar fotografinë e tij dhe na ka emocionuar me një dedikim për të.

“Ti je dhurata më e çmuar që më bekoi Zoti, nuk e ke idenë sat ë dua dhe se pa ty ekzistenca ime do të ishte e kotë”, – shkruan Jonida. “Që kur u bëre pjesë e jetës sime ndiej më fort lumturinë, frikën, dashurinë e dhimbjen!”

“Jeta ime më kalon para syve si një film me metrazh të shkurtër për çdo vit të ditëlindjes tënde. Të dua drita e syve të mi!”. – përfundon këngëtarja dhe influencerja e njohur.

Edhe ne i bashkohemi urimeve të miqve dhe ndjekësve të Jonidën për Danin e vogël.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN