MENU
klinika

Daljet të ndaluara deri më 7 janar!

Kapshticë/ Vijojnë hyrjet në Shqipëri për festat

22.12.2020 - 11:52

Vijojnë hyrjet e emigrantëve shqiptarë në vendin tonë për festat. Sipas burimeve mësohet se një ditë më parë në vendin tonë në pikën kufitare Kapshticë në vendin tonë kanë hyrë 569 persona dhe 161 automjete.

Raportohet se gjatë komunikimit me qytetarët që kanë hyrë në vend për festat ato kanë theksuar se kërkojnë nga shteti që autoritetet të bëjnë një kompromis me autoritetet e vendit fqinj në mënyrë që të mos kenë pengesa gjatë kthimit të tyre në vendet e punës.

Po vij nga Greqia, kemi njerëzit dhe kemi ardhur për festat. Po u mbyll dogana duhet të marrë masat qeveria sa mirë që ja japin votat kur ja kërkojmë e kanë për detyrë që të bëjnë kontrata dhe të merren vesh me Greqinë”, ka thënë një qytetar.

Ndërkohë pala greke për shkak të situatës Covid ka penguar hyrjet deri më 7 janë, pra emigrantët mund të dalin por jo të futen lirisht në vendin fqinj.

Ndër të tjera gazetarja thekson se në pikën kufitare të Kapshticës nuk ka asnjë mjek, qytetarët kalojnë vetëm me një vulosje të pasaportës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Covid-19 nuk i ndal emigrantët që të vijnë në Shqipëri!

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës