MENU
klinika

Tjetër humbje e rëndë për “bluzat e bardha”!

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur nga Vlora

08.12.2020 - 11:56

Koronavirusi vijon të marrë të tjera jetë në radhët e “bluzave të bardha”. Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi ka ndërruar sot jetë, duke e humbur betejën e Covid-19. Mësohet se 50-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në spital në Tiranë, dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik.

Në një mesazh Fakulteti i Shëndetit të Universitetit “Ismail Qemali” shprehet: “ Jeta e çdo njërit prej nesh është e vyer, por jeta e një mjeku është aset për njerëzimin, për mijëra emra pacientësh të shëruar. Dr Leonard Kamberi, obsetri ynë i talentuar, kolegu ynë i dashur, pedagogu i përkushtuar, profesionisti që mirëpriste me fjalën e tij të ëmbël dhe me parimet e larta të mjekësisë. Na hidhërove shumë dr. Nardi, një dhimbje e madhe për prindërit, për motrat, të afërmit, miqtë, kolegët, pacientët dhe për komunitetin që i shërbeve aq denjësisht. Dhembje dhe lutje të pafundme për ju!”

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë