MENU
klinika

Ja cilën kompani ka zgjedhur

Kosova nënshkruan aplikimin për sigurimin e vaksinës anti-covid

07.12.2020 - 15:31

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për vaksinën në aleancën GAVI-COVAX. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka garantuar se përveç 360 mijë dozave që do të sigurohen nga ky aplikim, Kosova do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për doza shtesë.

Ai konfirmon se prej muajsh ishte në kontakt me GAVI-COVAX, teksa synimi është që fillimisht të vaksinohen të gjitha grupet e popullatës që janë më të rrezikuara nga COVID-19.

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ

Kam nënshkruar sot aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, derisa aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina, e kemi bërë ditë më parë, përmes Ekipit të ekspertëve, të themeluar nga unë me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine.
Aplikimi zyrtar në GAVI-COVAX nuk do të thotë se Kosova nuk do të shfrytëzojë edhe rrugë të tjera për të siguruar vaksina shtesë, sipas nevojës, përtej shifrës së 20% të vaksinave që do merren falas (apo rreth 360 mijë vaksina) nga COVAX, me që synimi është që të imunizohen kategoritë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19.
Synimi ynë është që t’i vaksinojmë të grupet e popullatës që janë më të ekspozuara dhe rrezikuara nga COVID-19, siç janë nëpunësit shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, personali i shërbimeve të angazhuara në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19…, por pa e përjashtuar asnjë kategori që duhet të vaksinohet kundër COVID-19, duke përmbushur obligimin ligjor.
Të vetëdijshëm se sigurimi i vaksinave përbën një obligim për ruajtjen e shëndetit publik të popullatës, Ministria e Shëndetësisë, qysh para disa muajve kishte vendosur kontakte me GAVI-COVAX, me qëllim që të sigurojmë vaksinën për qytetarët tanë. Për fat të mirë, Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet.

(BalkanWeb)