MENU
klinika

Lëkundja e parë ishte ndjerë dje në mëngjes, por sot…

Kroaci/ Nxirren të pajetë nga rrënojat pesë persona

29.12.2020 - 19:13

Ditën e sotme Kroacia është tronditur nga një tërmet i shkallës 6.4 ballë. Kjo lëkundje, e cila u regjistrua si më e larta, u pasua me katër lëkundje të tjera, 3, 3.4, 3.7 dhe 4.4 ballë .

Deri më tani numri i viktimave që kanë humbur jetën nën rrënoja raportohet pesë, mes tyre një vajzë 12 vjeçare.

Kryqi i Kuq Kroat thotë se ka dëme serioze në zonën e Petrinia, ku burime për mediat greke deklarojnë se janë shembur shumë ndërtesa.

Tërmeti preku Slloveninë, Bosnjën dhe Serbinë përgjatë bregdetit Adriatik. Sllovenia mbylli gjithashtu një termocentral bërthamor. Sipas dëshmive të cituara nga EMSC, dëme të konsiderueshme janë regjistruar kryesisht në qytetin e Petrinia.

Problemet e energjisë elektrike raportohen gjithashtu në pjesë të Kroacisë. Presidenti Milanoviç dhe Kryeministri Plenkoviç po shkojnë drejtë Petrinias.

Raportohet se një tërmet me madhësi 5.2 kishte lëkundur vendin edhe dje në orën 7.28 të mëngjesit me kohën greke në Kroacinë qendrore, 50 km në juglindje të Zagrebit, në Mars, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 27 të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria ndihmë modeste për të shëruar plagët e hapura"

Tërmeti në Kroaci/ Rama: I përcolla solidaritetin presidentit