MENU
klinika

I tha të gjitha

Kunati tregon për Orindën si nuse shtëpie

07.12.2020 - 11:28

Eljo Hysko ka qenë këtë të dielë i ftuar në fermë së bashku me Ervin Kurtin, Dren Abazin, Klea Hutën dhe Ori Nebijaj për një eksperiencë ndryshe midis punëve të fshatit.

Ajo çfarë i ka kuriozuar gjithmonë njerëzit ka qenë raporti i Eljos me të vëllain, Turjan Hysko, por dhe kunatën e tij, Orinda Huta. E pikërisht për të Ervini nuk ka harruar ta pyesë.

“Orinda është shoqja ime, është shoqja e mamit tim. Me Lidën ka marrëdhënie shumë të mirë. Marrëdhënia jonë ka qenë përherë dinamike. Që kur Orinda ka ardhur në familjen tonë raporti ka qenë i thjeshtë, i sinqertë dhe shoqëror”, ka treguar Eljo.

Më tej ai ka shtuar se Huta ia bën kafen mamasë së tij, e kur i është dashur të përmendë një defekt të Orindës, ai ka qenë mjaft i qartë: “Duhet të zvogëlojë dollapin e këpucëve”.

Familja Hysko ka treguar përherë me fotot e ndryshme se kanë një raport të ngushtë me njëri-tjetrin dhe se festat e çdo gëzim tjetër i kalojnë gjithmonë bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani më skadoi pasaporta..."

Orinda Huta flet për mbiemrin pas martesës