MENU
klinika

Ministrja Denaj: Fatura më e rëndësishme është për...

Kush përfiton rritje pagash në Vitin 2021?

28.12.2020 - 18:54

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka treguar në një nga emisionet shqiptare se janë tre kategori në shëndetësi që do të përfitojnë rritje pagash.

Denaj ka thënë se vitin e ardhshëm rritje page do të kenë mjekët, infermierët dhe laborantët. Sipas Denajt kjo do të mundësohet edhe me alokuimin më të madh të mbështetjes financiare për Shëndetësisë.

Denaj: Bilanci nuk ka përfunduar ende. 4 akte normative kemi pasur këtë vit. Në nuk vijmë vetëm nga goditja e pandemisë, por patëm edhe tërmetin dhe fatura financiare ka qenë akoma më e madhe. Në fillim të vitit patëm një shumë të konsideruar të alokimeve. Në raport me ndihmën tek individët, tek bizneset dhe tek shëndetësia. Kjo e fundit ka qenë në fokus dhe do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Për të akomoduar spitalet, për të rritur fondet në ndihmë të tyre. Dhe vitin që vjen rritjen e rrogave, e mjekëve, infermierëve dhe laborantëve. Fatura më e rëndësishme vjen te shëndetësia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN