MENU
klinika

Seanca plenare

Kuvendi ‘rrëzon’ Metën për Policinë, miraton marrëveshjen për 2 mijë shtëpi në Durrës

03.12.2020 - 13:33

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare ka vendosur të rrëzojë dekretin e kthyer mbrapsht nga Presidenti Ilir Meta, për ligjin për Policinë e Shtetit. Meta kërkonte që të bëheshin rregullimi në ligj pasi Policia merr më shumë kompetenca dhe shkel barazinë e pushteteve.

Ashtu siç u votua dy ditë më parë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, edhe sot socialistët me shumicë votash kanë rrëzuar dekretin e Metës, duke i dhënë të drejtë Policisë të mbikqyrë qytetarët pa marrë më herët aprovim nga organet e drejtësisë.

83 deputetë kanë votuar kundër dekretit të Metës, 9 pro dhe 9 kanë abstenuar.

Shumicëë votash pro ka marrë dhe marrëveshja e Qeverisë shqiptare me Emiratet e Bashkuara, për Ndërtimin e 2000 shtëpive të reja në Durrës dhe Spitallë, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. 91 deputetë kanë votuar pro kësaj marrëveshje, 5 kundër dhe 4 kanë abstenuar.

Sakaq, edhe një marrëveshje e qeverisë me BERZH për një mbështetje prej 15 milion euro për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Pro saj kanë votuar 94 deputetë, 4 kanë votuar kundër dhe 4 kanë abstenuar.