MENU
klinika

Ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Gjirokastër!

19.12.2020 - 09:53

Lëkundje tërmeti është ndjerë gjatë natës së kaluar në Gjirokastër, me magnitudë 3.6 të shkallës rihter.

Sipas IGJEUM lëkundjet e tërmeti ishin me magnitudë 3.6 Rihter, me thellësi 15 km dhe me epiqendër në Tatzat, 20 km në veri të Sarandës.

Ndërsa sipas EMSC lëkundjet janë ndjerë pas mesnate në orën 01:53 dhe kishin thellësi 5 kilometra dhe me epidendër 19  kilometra në Jugperëndim të Gjirokastrës.

Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme materiale.