09.12.2020 - 11:53
Këngëtarja e njohur Madonna, 62-vjeç, ka bërë tatuazhin e saj të parë!
Ajo vendosi të bënte një dedikim për personat më të shtrenjtë të jetës së saj, gjashtë fëmijët.
Madonna është treguar minimaliste dhe ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve, L, R, D M, E, S.
Përkatësisht: Lourdes, 24 vjeç, Roço, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.
Këngëtarja e ndau vetë procesin në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithëve se ka gjithmonë një herë të parë.
“E ‘ngjyrosur’ për herë të parë”- shkroi Madonna, duke i frymëzuar të gjithë të apasionuarit e tatuazheve.