Katër vjet më vonë, marrëdhënia e Donald Trump me Rusinë po bëhet edhe më shumë një enigmë e padepërtueshme.
Përsëri, Presidenti i SHBA duket se po punon për të çuar përpara interesat e Moskës përpara atyre të kombit të tij.
Këtë fundjavë, ai hodhi poshtë pohimet e ndihmësve të sigurimit kombëtar se Rusia krijoi sulmin kibernetik më të keq ndonjëherë mbi serverat e qeverisë amerikane dhe shkroi në Twitter pa prova se sulmi mund të ketë qenë punë e Kinës ose një fantazi mediatike.
Një përgjigje e matur ndaj veprimit të pretenduar të Rusisë mund të ketë kuptim nëse SHBA-të ishin të angazhuara tashmë në hakmarrjen e tyre të fshehtë.
Administratat në ikje në përgjithësi përpiqen të shmangin lëvizjet agresive, megjithëse kjo vështirë se ka qenë qëllimi i Trump, deri më tani.
Këtë herë, nuk ka asnjë motiv të qartë personal për të që të mbrojë Rusinë nga akuzat e piraterisë.
Në kundërshtim me pretendimin e Shtëpisë së Bardhë se asnjë President nuk ka qenë më i ashpër ndaj Moskës sesa Trump, lëvizjet gjeopolitike të Presidentit në Lindjen e Mesme dhe Evropë shpesh janë dukur më afër qëllimeve të Rusisë sesa ato të Amerikës.
Ai ka minuar vazhdimisht NATO-n dhe ka sanksionuar Moskën vetëm kur detyrohet ta bëjë këtë nga Kongresi dhe aleatët e huaj.
Pyetja që kurrë nuk jmori përgjigje të kënaqshme në katër vitet e presidencës së Trump është: Pse?
A i bën Putini një farë magjie Trump, admirimi i të cilit për autokratët është i dukshëm?
A është biznesi i Trump i varur nga financuesit rusë? A ka Kremlini informacion personal kompromentues? Apo Trump është thjesht shumë krenar për të pranuar se gabon?
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al