MENU
klinika

SHBA kërcënon se do të tërhiqet

“Traktati për Qiej të Hapur”/ Pse është kaq i rëndësishëm?

22.11.2020 - 12:49

Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht pritet të tërhiqen nga Traktati për Qiej të Hapur, një marrëveshje 18-vjeçare për kontrollin e armëve, për të cilën Uashingtoni e ka akuzuar vazhdimisht Moskën se po e shkelë.

Tërheqja nga ky Traktat është paraparë të ndodhë më 22 nëntor dhe është një goditje e radhës që i bëhet sistemit ndërkombëtar të kontrollit të armëve, të cilin, presidenti amerikan, Donald Trump vazhdimisht e ka përbuzur, duke u ankuar se Uashingtoni padrejtësisht po kufizohej në kapacitetet e tij ushtarake.

US President Donald Trump (R) looks at Russia’s President Vladimir Putin as they take their places for a family photo, during the G20 Leaders’ Summit in Buenos Aires, on November 30, 2018. – Global leaders gather in the Argentine capital for a two-day G20 summit beginning on Friday likely to be dominated by simmering international tensions over trade. (Photo by Alexander NEMENOV / AFP) (Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 21 maj kishte njoftuar për vendimin e SHBA-së që të tërhiqej nga ky traktat dhe dha njoftim paraprak prej gjashtë muajsh 34 shteteve anëtare të këtij pakti, ashtu siç kërkohet edhe me rregullat e Traktatit.

Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për tërheqjen nga ky Traktat.

Por, Ministria e Jashtme ruse e ka dënuar këtë vendim të SHBA-së.

“Uashingtoni ka bërë lëvizjen e tij. As siguria evropiane, por as siguria e SHBA-së dhe aleatëve të saj, nuk do të përfitojnë nga ky veprim. Tani, shumë vende në Perëndim do të presin se cili do të jetë reagimi i Rusisë. Përgjigja është e thjesht. Ne vazhdimisht e kemi theksuar se për ne të gjitha opsionet janë të hapura”, tha ministria në një deklaratë të lëshuar më 22 nëntor.

Rusia dhe SHBA janë ndër 34 vendet nënshkruese të Traktatit të Qiejve të Hapur, i cili lejon fluturime të paarmatosura të zbulimit për të promovuar transparencën e aktiviteteve ushtarake dhe për të lehtësuar monitorimin e kontrollit të armëve dhe marrëveshjeve të tjera.

Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1992 shërben si masë shtesë për sigurinë në kufijtë e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), ndërsa pjesëmarrëse në të është Turqia.

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?