MENU
klinika

''E vërteta është ngushëllimi më i madh''

Ministri Lleshaj reagon pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha

09.12.2020 - 12:11

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë, ku një efektiv policie vrau Klodian Rashën.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Lleshaj thotë se e ndien fort çfarë do të thotë humbja e të riut për prindërit e tij e familjen.

Ndërsa u shpreh ngushëllimet familjes Rasha për vdekjen tragjike, ministri thekson se ka besim tek organet ligjore që hetimet për ngjarjen “do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi”.

“Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë”, e mbyll reagimin ministri Lleshaj.

Reagimi i plotë i Sander Lleshaj:

E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij.

Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN