Shteti i Kalifornisë aprovoi ditën e sotme dërgesat me mjete pa shofer, hera e parë që lejohet diçka e tillë në rrugët Amerikane.
Objektet e startupit mund të lëvizin me shpejtësi 56 km/h dhe do të kufizohet përdorimi i tyre vetëm në kushte të mira të motit. Janë dizajnuar për të operuar pa një shofer e as pasagjerë.
Quajtur R2, ai operon një radar me imazhe termike dhe 360 gradëshe për të gjetur drejtimin. Nuk ka as timon, as pedale as pasqyra. Është në formën e një vezë shumë më e vogël sesa pjesa më e madhe e makinave.
Gjatë testimeve të R2 bërë në Hjuston të Teksasit, R2 dërgoi pica për Domino Pizza, apo blerje të ndryshme për rrjetet e supermarketeve Kroger dhe Walmart. Gjithësesi transporti me një objekt të tillë mbetet shqetësim për sigurinë.