MENU
klinika

Krishtlindje dhe pandemi

Nuk ndalet ekstravaganca amerikane!

29.12.2020 - 18:19

       Bruklini (Brooklyn), vazhdon traditën e festimeve të Krishtlindjes, paçka realitetit.

Në lagjen “Dyker Heights”, çdo ndërrim vitesh, njerëzit i dekorojnë shtëpitë me drita të shumëllojshme ekstravagante, duke tërhequr turma vizitorësh.

Tradita vazhdon këtë vit, me gjithë pandeminë, me një New Yorker që jeton “frymën festive”, shumë të nevojshme mes ditëve “të pasigurta dhe frikës”.

“Këtë herë, e kishim me mëdyshje nëse do ta bënin ose jo, dekorin. Por, vendosa që ta bëj për fëmijët, sepse kemi nevojë diçka pozitive, pas gjithë negativitetit që na rrethon”, – thotë një nga banorët.

Të shumtë janë edhe vizitorët që vijnë për të shuar kureshtjen.

“Kemi pasur turistë nga vende të ndryshme, nga Italia, Evropa etj. Ndërsa tani, janë thjesht vizitorë të shteteve fqinje, pasi gjithçka është e kufizuar”, – u shpreh një nga dekoruesit.

 

Dekori esktravagant në “Dyker Heights” tërheq çdo vit, me qindra vizitorë.

Tradita ka filluar që në vitin 1984 dhe çdo herë e më shumë banorë i bashkohen kësaj nisme. Disa nga zbukurimet, realizohen nga kompani profesionale për dekor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit