MENU
klinika

Shfaqet pas shumë vitesh!

Olti Xhezo, misteri i parë gjithë mistere

23.12.2020 - 14:04

Me shumë mundësi ky duhet të jetë një nga ato kthimet e shkurtra, pushime ose çështje pune. Sepse Olti Xhezo, misteri i parë shqiptar prej kohësh nuk jeton më në Shqipëri por në Londër. Misteri i themi ne, por në fakt ai është jurist dhe e ushtron profesionin e tij në Angli, tërësisht larg rrjeteve sociale, krejt ndryshe nga partnerja e tij Elona Varfi, konsulente markash luksi, e cila ka një faqe si të jetonte brenda një reviste.

Janë bërë mami dhe babi të një vajze që ka veç pak muaj që ka ardhur në jetë, por sigurisht Olti as këtë nuk e ka publikuar në faqen e tij. Elona po. Madje as që do ta kishim parë as në këtë kthim të shkurtër në Shqipëri nëse s’do kush qenë për mikun e tij Landi Hysi, që ka postuar një foto me Oltin, një nga fytyrat më simpatike të ca viteve të shkuara, por që dashuria për ekranin i zgjati veç ca emisione. Ju duket se ka ndryshuar?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN