MENU
klinika

"Urbi et Orbi"

Papa Françesku apel në lutjen e madhe

25.12.2020 - 17:21

       Papa Françesku ka mbajtur lutjet “Urbi et Orbi” në Vatikan, në ditën e Krishtlindjes.

Papa ka bërë thirrje për ndërgjegjësim nga bashkësia ndërkombëtare, që të garantojnë shpërnadrjen e vaksinës si shpëtim për të gjithë.


Ai deklaroi se, përballë pandemisë që nuk ka kufij, qeveritë e vendeve duhet të punojnë që të ketë një bashkëpunim ndërkombëtar për vaksinën, që të gjithë ta kenë atë.

Papa, vazhdimisht ka kritikuar ashpër nacionalizmin për vaksinën.

“U bëftë që biri i Zotit të ripërtërijë në drejtuesit politikë dhe qeveritarë një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të sigurohen aksesi në vaksina dhe trajtim. Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë, ” – tha Papa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


20 shprehje frymëzuese të Nënë Terezës

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit”