MENU
klinika

“Varet sa njerëz do të vaksionohen”

Paralajmërimi i mjekut Fauci: SHBA-ja mund t’i kthehet normalitetit gjatë verës…

11.12.2020 - 10:48

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha se SHBA-ja mund t’i kthehet normalitetit deri në verën e ardhshme ose edhe në vjeshtën e hershme, në rast se të gjithë vaksinohen.

“Varet se sa shpejt dhe sa njerëz duan të vaksinohen. Nëse kemi një program të qetë vaksinimi ku të gjithë e kryejnë përgjegjësinë e tyre, ne mund të kthehemi në një formë normaliteti në verë apo edhe në vjeshtë”, tha Fauci për CNN.

Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

“Shpresa ime dhe si projeksioni im është që nëse i vaksinojmë njerëzit në masë të gjerë në mënyrë që të marrim një përqindje të lartë të popullsisë derisa futemi në vjeshtë, ne mund të fitojmë rehatinë për njerëz që janë në shkolla. Kjo është ajo që unë shpresoj, dhe ajo që po projektojë që do të bënim, nëse i vaksinojmë të gjithë”, u shpreh mes tjerash ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dha efekt kundër COVID-19"/ Doktori amerikan Fauci

“Pres aprovimin e qeverisë për përdorimin urgjent të Remdesivirit”