MENU
klinika

Shpërndarja e shpërblimit

Pensionistët grumbullohen në sportele në Fier dhe Gjirokastër

21.12.2020 - 13:38

Shpërndarja e shpërblimeve për festat e fundvitit ka sjellë grumbullimin e të moshuarve në qytetet e vendit. Në Gjirokastër dhe Fier të moshuarit kanë krijuar radhë, ndërsa presin të marrin shpërblimin e akorduar nga qeveria për këtë kategori.

Të vetëdijshëm se janë të rrezikuar nga infektimi me Covid, ata shprehen se janë të detyruar të presin për të marrë paratë.

“E di, por çfarë të bëjmë. Me shpërblimin jam e kënaqur”, thotë një e moshuar në Gjirokastër.

Situatë të ngjashme, u raportua më herët edhe në qytetin e Sarandës, ku të moshuarit dolën herët në mëngjes për të marrë shpërblimin prej 5 mijë lekësh, ndërsa krijuan radhë të gjata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Formular për të dënuarit për terrorizëm

OFL zbarkon në Fier, Mallakastër dhe Gjirokastër