“Në pritje të Santa Claus”. Ishte ky titulli i “Equipe” me foton e Mauricio Pochettino, pasi Paris Saint Germain ka shkarkuar trajnerin Tuchel. Për angazhimin e argjentinasit, ish-trajnerit të Tottenhamit, vetëm statusi zyrtar mungon.
Ardhja e tij mund të nënkuptojë, sipas Le Parisien, një shpërngulje të Messit në verë. ‘Pleshti’ është prishur me Barcelonën, për momentin skenari më konkret është që në fund të kontratës Leo zgjedh ku të shkojë: natyrisht duke e lidhur edhe me anën tenike.
Nuk është sekret që klubi parizien mendoi të merrte argjentinasin këtë verë, por klauzola, apo edhe vetëm ndonjë dëmshpërblim përballë mosmarrëveshjes ligjore midis klubit dhe lojtarit, e bëri marrëveshjen të pamundur.
Gazeta pariziene tregon edhe faktin se në verë, përpara zgjedhjes së Koeman si trajner i ri, kampioni nga Rosario i kishte treguar klubit një emër si i pari në listë: ishte ai i Pochettino.