MENU
klinika

Më pak ndeshje në karrierë

Neymar, 1.33 mln euro për ndeshje në 2020-n

25.12.2020 - 16:44

Pandemi, pezullime, probleme muskulore dhe dëmtime të kyçit të këmbës dhe brinjës. Për këto arsye, 2020 ishte viti që Neymar zbriti më pak në fushë gjatë gjithë karrierës së tij si një futbollist profesionist.

Duke shtuar angazhimet mes Paris Saint-Germain dhe ekipit kombëtar brazilian, sulmuesi luajti vetëm 29 ndeshje zyrtare gjatë 12 muajve të fundit. Mesatarisht, kjo do të thotë një ndeshje çdo dy javë.

Ndryshe nga kampionatet e tjerë të mëdhenj kombëtarë në Evropë, të cilat rilluan nga mesi i vitit, francezët vendosën ta mbyllnin sezonin 2019/20 në tavolinë. Si rezultat, 11 javë thjesht nuk u luajtën.

Gjithashtu për shkak të koronavirusit, Champions League shfuqizoi përplasjet vajtje-ardhje nga çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, duke anuluar dy ndeshje të tjera që Neymar mund të kishte luajtur.

Ndërsa ai merr një pagë vjetore prej 36 milionë euro te PSG dhe mori pjesë në vetëm 27 ndeshje për klubin gjatë vitit 2020, kjo do të thotë që braziliani është paguar diçka e ngjashme me 1.33 mln euro për ndeshje! Por nuk është e mundur të thuhet se këto para janë investuar keq.

Pavarësisht nga kaq shumë probleme, Neymar fitoi tre tituj në vitin 2020, Kupën Franceze, Kupën e Ligës dhe titullin. Por më e rëndësishmja, e drejtoi klubin e tij në një finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë.

Përveç kësaj, ai shënoi 20 gola në total dhe dha 14 asiste, mesatarisht 0.76 gola dhe 0.52 asiste për ndeshje. 2020 ishte gjithashtu viti në të cilin Neymar u shfaq përsëri midis kandidatëve për çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN