MENU
klinika

Statistikat e dekadës së fundit

Liverpool i pari në Krishtlindje, por 2 herë jo kampion

25.12.2020 - 14:12

Liverpool vijon të jetë skuadra më në formë në Premier League angleze. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klopp kryesojnë kampionatin pas 14 javësh, çka përkon edhe në kryesimin e tabelës në kohën e Krishtlindjes.

Një e dhënë tepër interesante dhe që ngroh ambientin te Liverpool, pasi historia e dekadës së fundit në elitën e futbollit anglez ia jep këtë të drejtë. Në vetëm 2 raste, skuadra që  feston Krishtlindjet në krye të klasifikimit të Premier League angleze në 10 sezonet e fundit, nuk është shpallur kampion në fund të sezonit.

Për ironi, në të dy rastet ka qenë Liverpool, i cili në sezonet 2013-2014 dhe 2018-2019 nuk ka mundur të fitojë titullin. Klopp ka treguar se, pavarësisht mungesave të yjeve kryesorë, Liverpool ka arritur të nxjerr maksimumin.

Kjo pritet të ndikojë pozitivisht në ecurinë e skuadrës në javët e mbetura. Por a do të jetë ky sezon sërish një sukses për Liverpool? Kjo mbetet të shihet duke nisur qe nga kjo fundjavë ku mat forcat me West Brom.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN