MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Rey Manaj shënon sërish për Barcelonën

13.12.2020 - 20:20

Duket se Rey Manaj është cliruar totalisht me Barcelonën B. Pas një fillimi të dobët të kampionatit, sulmuesi shqiptar po ndihmon ekipin katalanas që të fitojë pozita në klasifikim me golat e tij dhe sot i ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme përballë Espanyol B në derbi.

Ka qenë një gol i Manajt ai që ka vulosur fitoren 2-1 të ekipit të Barcelonës dhe ishte një aksion i cili tregonte me saktësi aftësitë e tij. Manaj shmangu me “dhunë” dy mbrojtës kundërshtarë para se të shmangte portierin dhe të dërgonte topin në rrjetë kur shënohej minuta e 80 e kësaj ndeshje.

Kështu, Barcelona B u largua për momentin nga zona e ftohtë në grupin e saj në kategorinë e tretë, ndërsa për sulmuesin shqiptar fillon të vihet re roli i liderit mes të rinjve të skuadrës katalanase, ku janë varur shpresat të aftësitë e tij për të mbajtur ekipin pranë kreut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN