Industria e ndërtimit është me shumë rëndësi për ekonominë e Evropës, duke siguruar rreth 18 milionë vende pune të drejtëpërdrejta dhe duke kontribuar në rreth 9% të Prodhimi të Brendshëm Bruto,PBB, të BE-së.
Rëndësia e tij si sektor ka nxitur kërkime për ta bërë atë edhe më konkurrues.
Tetë kabllo fleksibile e japin mundësinë robotit të rrotullohet dhe të lëvizë në të gjitha drejtimet e ndryshme rreth një modeli prej 100 metrash katrorë të një ndërtese fasade trekatëshe.
Sistemi mund të mbajë disa mjete të ndryshme – dhe është në gjendje të instalojë dhe mirëmbajë perde të rënda muri.
Ai gjithashtu mund të mbajë rreth një ton materiale ndërtimi – dhe t’i vendosë ato nëpër hapësira të mëdha vertikale pune me saktësi milimetrike – në mjedise shumë sfiduese.
Sfidat e Sistemit
Sistemi mund të personalizohet në varësi të madhësisë së fasadës ku do të kryhet puna.
Për shembull, sipërfaqet më të mëdha të ndërtimit kanë nevojë për kabllo më të gjatë – dhe modele të ndryshme gjeometrike.
Shkencëtarët që punojnë në projektin kërkimor Evropian thonë se sfida kryesore është rregullimi i tensionit kabllor, siç shpjegoi Mariola Rodriguez Mijangos, inxhiniere industriale në Tecnalia:
“Pasi të përcaktohet tensioni, ne mund të projektojmë pjesën tjetër të instalimit. Kostoja e tij varet nga tensioni”.
“Sa më shumë kabllo tensioni kërkohetë, aq më i shtrenjtë do të jetë i gjithë instalimi”.
“Sfida jonë kryesore është të gjejmë tensionin minimal, por në të njëjtën kohë edhe një sasi të mjaftueshme të kabllove në mënyrë që roboti të jetë në gjendje të përmbushë detyrat e tij”, tha ajo.
Përparësitë e sistemit
Shkencëtarët thonë se sistemi do të rrisë efikasitetin dhe do të kryejë detyra me shumë saktësi.
Ashtu sikurse instalimi i perdeve të murit, roboti gjithashtu mund të përshtatet me panele diellore dhe sipërfaqe të tjera të ndërtimit.
Ai gjithashtu ka aftësinë për të skanuar, pikturuar, pastruar dhe zëvendësuar pjesët e dëmtuara të një ndërtese që kanë nevojë për riparim.
“Nga këndvështrimi ynë si një kompani ndërtimi, ky sistem ka dy përparësi – një është ulja efektive e kohës së instalimit kur ndërtohen perdemure”, tha Joe David Jimenez Vicaria, inxhinier civil në Acciona.
“Kjo përkthehet në një fitim real për kompaninë”.
“E dyta është zvogëlimi, ose minimizimi i rreziqeve të sigurisë. Rreziku i punës në lartësi eliminohet, ose zvogëlohet, pasi ka shumë më pak rrezik që punëtorët tanë të bien nga vendndërtimet,” shtoi ai.
Studiuesit thonë se teknologjia e tyre mund të jetë gati për përdorim komercial në vendndërtime brenda pesë deri në dhjetë vitesh.