MENU
klinika

Serie A, Java 12

Roma mposht Torinon dhe arrin Juventus

17.12.2020 - 22:55

Roma ka mundur 3-1 Torino-n në javën e 12-të të Serisë A dhe është ngjitur në vendin e katërt të renditjes me 24 pikë, po aq sa Juventus-i i vendit të tretë.

Gjithçka ka shkuar keq për miqtë, që kanë mbetur me lojtarë pas 14 minutash lojë pas dy kartonëve të verdhë të marrë nga Singo brenda shtatë minutave. Verdhekuqtë kanë përtuar nga superioriteti numerik dhe kanë zhbllokuar takimin me Mkhitaryan në minutën e 27-të.

Ylli i Roma-s është mesfushori që ka marrë pjesë në realizmin e numrit më të madh të golave në këtë sezon në 5 kampionatet kryesore të Europës: 12 (7 gola dhe 5 asiste).

Veretout ka dyshuar për vendasit me një penallti në minutën e 43-të, ndërsa goli i tretë i ekipit të Fonseca-s është realizuar nga Pellegrini, i cili ka shënuar me një goditje të mrekullueshme me të majtën brenda zonës së rreptësisë. Goli i vetëm për Torino-n, që mbetet në vendin e parafundit të renditjes, është realizuar nga Belotti në minutën e 73-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN