MENU
klinika

Serie A, Java 12

Ronaldo humb penallti, Atalanta ndal Juventusin

16.12.2020 - 20:27

Juventus nuk bën dot tri fitore radhazi në kampionat dhe kreu mbetet sërish larg. Kampionët u ndalën sot 1-1 në shtëpi me Atalantën, në një sfidë ky ranë në sy dy supergolat, por edhe penalltia e humbur e Ronaldos.

Ndeshja ishte shumë e luftuar. Me vendasit pak më superiorë. Janë dashur 28 minuta që Federico Chiesa të shënojë një gol të çmendur. Ai në hyrje të zonës së rreptësisë ka lëshuar një të djathtë të bukur duke e dërguar topin aty ku Gollini nuk ka mbërritur dot. 1-0 mbyllet e para.

Pjesa e dytë ka nisur fort për Atalanta-n, edhe pse Juventusi e pati shansin me Morata që të mbyllte gjithçka me një gol, pasi gaboi përpara portierit…Por, bergamaskët gjejnë një supergol me Freuler, me një goditje nga jashtë zone, ku topi fillimisht prek traun dhe pastaj futet brenda.

Megjithatë, Juventusi ka shansin për 2-1 shumë shpejt, pasi Chiesa fiton një penallti të diskutueshme dhe ku ka tension. Godet Ronaldo i zakonshmi, por kësaj here Gollini e bllokon. Më pas janë minuta të mira për miqtë, por që nuk shënojnë dot. As Juve nuk arrin të shënojë, mbyllet 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin