MENU
klinika

Përgatitjet e fundit për vogëlushen!

Sara dhe Ledri na provuan se janë prindër shembullorë!

07.12.2020 - 11:35

Vetëm pak ditë i ndajnë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e fëmijës së tyre të parë.

Sara do të sjellë në jetë vajzën e parë të çiftit dhe përgatitjet për të voglën janë thuajse drejt fundit.

Mbrëmjen e kaluar, reperi dhe partnerja vendosën të montonin së bashku krevatin e të bijës, ndërsa këtë moment e ndanë me ndjekësit në Instagram.

Procesi i mori atyre plot 45 minuta, megjithatë video e shkurtër ishte një kujtim i bukur i përmbledhur, të cilën vajza e tyre do të mund ta shohë kur të rritet.

Çfarë na ra në sy ishte komenti i Ledrit në këtë video të publikuar nga Sara.

“Krejt vetë e kam bo”- shkroi ai me humor.

Tashmë të gjitha janë gati, ka mbetur vetëm bebushja!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN