MENU
klinika

Nuk është izoluar kurrë

Sekreti i shtetit më të suksesshëm në botë në luftën kundër COVID

11.12.2020 - 11:14

Shteti më i suksesshëm në luftimin e COVID-19. Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të gjendjes së pandemisë. Deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara.

Së fundmi, autoritetet në Tajvan kanë deklaruar se edhe kur të fillojnë vaksinimet anti-Covid, bota duhet të mbetet vigjilente ndaj virusit.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Chen Shih-chung, ka deklaruar se të dhënat shkencore mbi efektin e vaksinës janë akoma të pamjaftueshme.

“Gjatë periudhave të para të vaksinimit, njerëzit duhet të vazhdojnë me masat e sigurisë”, i tha ai BBC-së.

Tajvani është ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të gjendjes së pandemisë. Deri më tani ka vetëm 724 raste të konfirmuara, shtatë vdekje dhe asnjëherë nuk është izoluar.

Suksesi në luftën kundër koronavirusit i është atribuuar kryesisht kontrolleve të hershme dhe të rrepta në kufij, ndalimi i vizitorëve të huaj dhe karantinës së detyrueshme për të gjithë banorët e Tajvanit që kthehen në vend.

Shih-chung ka deklaruar se nuk e vë në dyshim sigurinë e vaksinave nëse ato ofrojnë imunitet, mirëpo shton se nuk ishte e qartë në çfarë mase dhe kohe do t’i mbronte ajo njerëzit.

“Si do të bëhet qarkullimi i automjeteve në fundjavë“

Plan masash për “Maratonën e Tiranës”

“Vota mund të bëhet e pavlefshme“

Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!

“Këta s’kanë popull që t’i ndjekë dhe përdorin trupin“

Tensionet në Kuvend, Artan Fuga: Nëse përdor trupin, nuk je më deputet!

Përplasjet në Kuvend/ “Ku janë ambasadorët?”

Gjekmarkaj: FNSH u fut si në shtetet që sundohen nga juntat!