MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Bota do të mbajë mend çfarë bëri Kina, jo çfarë tha!

26.03.2020 - 15:49

Një muaj më parë, Kina luftonte koronavirusin. Mijëra raste të reja konfirmoheshin çdo ditë. Spitalet u mbingarkuan. Njerëzit po vdisnin. Njerëzit nuk mund të dilnin nga shtëpitë e tyre. Por bllokimi drakonian i qeverisë duket se ka funksionuar: situata tani duket të jetë nën kontroll.

Dhe, siç duket, udhëheqësit e Kinës kanë injoruar mësimet më të rëndësishme prej saj.

Për ta parë këtë, ia vlen të rishikoni se si ata e trajtuan krizën.

Pasi dëgjuan se një koronavirus i ri ishte shfaqur në Wuhan në provincën Hubei, instinkti i parë i autoriteteve lokale, siç e dimë, ishte të zhduknin informacionin.

Por, Kina nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e së kaluarës, por udhëheqësit e Kinës po përpiqen t’i fshehin ato.

Partia Komuniste e Kinës ka një qëllim të ri tani: të ndryshojë narrativën e krizës COVID-19.

Në shtëpi, kjo ka nënkuptuar idenë se Kina e ka “fituar luftën” kundër virusit. Ajo gjithashtu synon të nxjerrë në pah përgjigjet “jo të mira” të demokracive perëndimore.

Jashtë vendit, mekanzimi I propagandës në Kinë kërkon të tregojë se udhëheqja e fortë e centralizuar është më efektive sesa qeverisja demokratike. Ndërkohë, qeveria po dërgon ndihmë humanitare, përfshirë punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe furnizimet mjekësore, në vendet shumë të prekura si Irani, Italia dhe Filipinet.

Por, ka të ngjarë që të zhgënjehet shumë. Bota nuk është gati të harrojë ku u përhap fillimisht virusi.

kolana e librave

CPC mund ta ndryshojë atë narrative siç dëshiron, por nuk mund të detyrojë mediat ndërkombëtare të bëjnë të njëjtën gjë.

Për më tepër, pak janë tunduar nga një strategji kontrolli e stilit kinez.

Sigurisht, nëse kjo do të ishte mënyra e vetme për të shpëtuar jetë, njerëzit do të zgjidhnin atë mënyrë. Por Hong-Kongu, Singapori dhe Tajvani të gjithë duket se kanë arritur një ekuilibër më të mirë midis mbrojtjes së shëndetit publik dhe mbrotjes së aktivitetit ekonomik.

Përkundër kësaj, përpjekjet humanitare të Kinës do të ndryshojnë shumë pak reputacionin e saj.

Kur të mbarojë kjo pandemi, njerëzit do të kujtojnë atë që bëri Kina, jo ato që tha.

Ajo mund të përmendet si arsyeja që filloi kriza COVID-19, ose si një nga arsyet që përfundoi.

Minxin Pei është Profesor në Kolegjin Claremont McKenna dhe bashkëpunëtor i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Si e tronditi epidemia sistemin kinez…