MENU
klinika

Ankandi tej parashikimeve

Surprizojnë shkallët 130-vjeçare të kullës “Eiffel”

02.12.2020 - 16:53

       Një pjesë e shkallës së vjetër spirale të kullës “Eiffel”, u shit në ankand për thuajse 275 000 euro (331 300 dollarë), afërsisht katër herë sa çmimi i kërkuar, sipas shtëpisë së ankandeve “Artcurial”.

Pjesa origjinale e monumentit historik 130-vjeçar të Parisit, tani do të ketë një shtëpi të re në një koleksion europian.

Shkalla spirale, që më parë lidhte nivelet e dyta dhe të treta të “Dame de Fer” u çmontua dhe u nda në rreth dy duzina në fillim të viteve 1980, për shkak të ndërtimit të një ashensori.

Shumica e atyre pjesëve, kaluan nën çekan në vitin 1983.

Pjesa në ankand këtë javë, i njohur si numri 17, është me gjatësi tre metra dhe vjen nga një koleksion privat në Kanada.

Përfshirë koston e ankandit, çmimi total ishin saktësisht 274 475 euro.

Kulla “Eiffel”, pranë lumit të Senës, në kohë normale vizitohet nga deri në shtatë milionë njerëz në vit. Monumenti me famë botërore u ndërtua për Ekspozitën Botërore të Parisit dhe përfundoi tërësisht, në vitin 1889.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faik Konica për Fan Nolin

Dy armiq, por miq për kokë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit