MENU
klinika

Ndeshja e Ligës së Kombeve

Shkelën rregullat, UEFA gjobit Shqipërinë dhe Bjellorusinë

11.12.2020 - 12:29

UEFA ka gjobitur FSHF me 5 mijë euro për shkelje të rregullave gjatë ndeshjes së fundit me Bjellorusinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. UEFA ka konstatuar se FSHF ka gabuar me akreditimin që ka bërë për pjesë të ndryshme të stadiumit.

Delegacioni zyrtar ka qëndruar në zonat ku teorikisht nuk duhej të qëndronin në impiantin “Air Albania”, duke qenë pranë skuadrave të futbollit në vend që të qëndronin në tribunë. Kësisoj, thyerja e protokollit i ka kushtuar FSHF-së një gjobë të tillë.

Gjoba nuk është e rëndë, por është një leksion për të zbatuar rregullat, për më tepër në një kohë pandemie. Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka gjobitur edhe Bjellorusinë. Federata bjelloruse e ka pësuar me 6 mijë euro, kjo si pasojë e qëndrimit të ekipit në zona ku nuk ishte e lejuar dhe moszbatim të rregullave në fushë.

uefa
uefa

Gjobat duhet të paguhen brenda 90 ditëve. Një tjetër ekip kombëtar që e ka pësuar në mënyrë të ngjashme është Maqedonia e Veriut në ndeshjen në transfertë me Gjeorgjinë me 12 nëntor, e fituar nga fqinjët tanë 1-0, teksa siguruan kualifikimin në Europian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN