Ky vit do të mbahet mend gjatë për shkak të ndikimeve që solli pandemia Covid.
Papritmas gjithçka ndaloi, ritmi marramendës i botës ra dhe të gjithë u izoluan brenda katër mureve të shtëpisë. Por jeta virtuale vazhdoi dhe mori një zhvillim të paparë, ndërsa një nga aplikacionet që pati një ndikim të pazëvendësueshëm ishte pikërisht TikTok. Të gjithë u argëtuan me videot dhe mundësitë e larmishme që ky aplikacion ofroi, duke hequr kështu sadopak vëmendjen nga ndikimet negative psikologjike që shkaktonte karantinimi.
Disa njerëz shkojnë deri aty, sa mendojnë se Tik Tok e mbajti ekonominë globale gjallë.
Teksa dyqanet me pakicë u mbyllën si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe konsumatorët u kthyen nga blerjet në internet, stoku i Amazon u rrit me gati 80%, ashtu si vlera neto e CEO- së saj, Jeff Bezos. Ndërsa pandemia u përhap, TikTok u bë aplikacioni më i shkarkuar në botë. Sipas SensorTower, i cili monitoron shkarkimet e aplikacioneve, ai u shkarkua 315 milion herë në tremujorin e parë të vitit.