MENU
klinika

Kufizime të tjera para fundvitit?

Sot përfundon ora policore! Priten masat e reja nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

02.12.2020 - 09:45

Ditën e sotme (2 dhjetor) përfundon kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00  vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve” – tha Mira Rakacolli më 10 nëntor.

Komiteti gjithashtu rekomandoi për administratën publike punën nga shtëpia ndërsa së fundmi u ndaluan grumbullimet me më tepër se 10 persona si dhe u vendosim për mësim të alternuar në shkolla. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi  ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.

Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së COVID-19

Shifrat e infektimeve dhe viktimave me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 832 raste pozitive dhe 12 viktima.